Ⅰ.Struktura

Minna no Nihongo shokju I (Japonishtja për të gjithë niveli i parë) vëllimi i dytë përbëhet nga “Libri kryesor (me CD)” dhe “Shpjegimet gramatikore”. “ Duke filluar me gjuhën angleze, shënimet e përkthimit dhe gramatikës tani janë botuar në më shumë se 14 gjuhë.

Ky libër është i thurur që të bëjë të mundur të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit dhe të shkruarit në japonisht. Por, mënyra e leximit të alfabetit hiragana, katakana dhe kanxhi nuk janë të përfshira tek “Libri kryesor” ose “Shpjegimet gramatikore”.

Ⅱ. Përmbajtja
1. Libri Kryesor
1) Shqiptimi në japonisht

Këtu shpjegohet shqiptimi japonez nëpërmjet shembujve.

2) Fjalë që përdoren shpesh në klasë, përshëndetje dhe numra.

Shembuj të fjalëve dhe forma të fjalive që përdoren shpesh në klasë, në jetën e përditshme etj..

3) Përmbajtja kryesore

Ky libër përmban 25 mësime, secila prej tyre është e ndarë si më poshtë:

① Forma fjalie

Forma fjalish të cilat do të mësohen gjatë mësimit.

② Shembuj fjalish

Forma fjalish të thjeshta të cilat janë vënë në zbatim në dialogje të shkurtra për të treguar përdorimin e tyre. Këtu shfaqen gjithashtu ndajfolje, lidhëza dhe pjesë të tjera të të folurit të cilat janë të rëndësishme.

③ Bashkëbisedim

Në bashkëbisedime shfaqen në situata të ndryshme të huaj që jetojnë në Japoni. Bashkëbisedimet përmbajnë përshëndetje që përdoren në jetën e përditshme dhe materiale të tjera që ndihmojnë mësimin e japonishtes. Gjithashtu studentët mund të përdorin kohën e lirë për të përdorur disa nga fjalët e dobishme të dhëna tek “Shënime Gramatikore”

④ Ushtrime

Ushtrimet janë të ndara në tre nivele; A, B dhe C.

Ushtrimi A përdor ndihma vizuale për t’i ndihmuar studentët që të kuptojnë stukturat gramatikore. Këto ushtrime kanë si qëllim që të ndihmojnë studentët të ushtrohen me zgjedhimin dhe bashkimin e foljeve duke mësuar përdorimin e formave të fjalive.

Ushtrimi B përdor forma të ndryshme për të zhvilluar kuptimin e studentëve ndaj formave të fjalive. Një numër me një shigjetë (→) tregon ushtrime që përdorin ilustrime.

Ushtrimi C i ndihmon studentët që të përmirësojnë aftësitë e tyre komunikuese. Tek ky ushtrim studentët zëvendësojnë fjalët e nënvizuara tek dialogu në bazë të situatës, por fjalët që mund të përdoren për zëvendësim janë të shprehura me anë të ilustrimeve në mënyrë që studentët të përdorin imagjinatën e tyre.

Shembuj të përgjigjeve të ushtrimeve A, B ndodhen në një vëllim më vete.

⑤ Praktikë

Praktika është e ndarë në tre pjesë; dëgjimi, gramatika dhe leximi. Dëgjimi gjithashtu ndahet në dy pjesë të tjera; përgjigje ndaj pyetjeve të shkurtra dhe dëgjimi i bashkëbisedimeve të shkurtra dhe kuptimi i pikave të tyre kryesore. Pyetjet gramatikore verifikojnë se sa ka kuptuar studenti mbi fjalorin dhe gramatikën. Tek leximi, studentët lexojnë një pjesë të shkurtër e cila përmban pika kyçe gramatikore të cilat i kanë mësuar tashmë dhe kryejnë ushtrime të lidhura me pjesën që u lexua.

⑥ Përsëritje

Kjo e lejon studentin që të përsërisë pikat kryesore për çdo mësim.

⑦ Përmbledhje e ndajfoljeve, lidhëza dhe shprehi të bashkëbisedimit

Këto janë një seri ushtrimesh që i lejojnë studentët të përsërisin ndajfoljet, lidhëzat dhe shprehi të bashkëbisedimeve të cilat ndodhen në këtë libër.

4) Format e foljeve

Këtu përmblidhen të gjithë format e foljeve të trajtuara në këtë libër.

5) Pikat kyçe të mësimit

Kjo është një përmbledhje e pikave kryesore të mësimit në këtë libër duke u bazuar në ushtrimet A. Tregon se cilat nga modelet e fjalive, fjalitë shembull dhe ushtrimet B dhe C janë të rëndësishme për secilën nga pikat mësimore të paraqitura në ushtrimin A.

6) Indeksi

Këtu mund të shihen format e fjalive dhe përshëndetjet që përdoren në klasë dhe shprehjet e reja gramatikore në rendin në të cilin shfaqen tek secili mësim.

7) CD

Tek CD-ja e këtij libri ndodhen të gjithë ushtrimet e dëgjimit për secilin mësim.

2. Përkthimet dhe shpjegimet gramatikore
1) Shpjegimi i pikave kryesore të japonishtes dhe tipareve të shkrimit dhe shqiptimit në japonisht.
2) Format e fjalive dhe përshëndetjet që përdoren në klasë dhe në jetën e përditshme.
3) Ky libër përmban si më poshtë për të gjithë 25 mësimet:

① Fjalë të reja dhe përkthimet e tyre.

② Përkthime të formave të fjalive, shembujve dhe bashkëbisedimeve.

③ Fjalë të rëndësishme për secilin mësim dhe informacione rreth tyre.

④ Shpjegimi i gramatikës së përdorur në format e fjalive.

4) Përmbledhje të shprehjes së numrave, kohës, preiudhave kohore, prapashtesave dhe zgjedhimeve të fojeve.
Ⅲ. Koha e nevojshme për të mbaruar mësimet.

Koha e nevojshme për të mbaruar një mësim është 4-6 orë dhe 150 orë për të gjithë librin.

Ⅳ. Fjalori

Ky libër përmban afërsisht 1000 fjalë të cilat përdoren në jetën e përditshme.

Ⅴ. Kanxhi

Tek ky libër janë përdorur kanxhi të zgjedhura nga lista e kanxhive për përdorim të zakonshëm (Xhojo kanxhi) të shpallur nga Kabineti Japonez në vitin 1981.

1) 熟字訓「熟字訓(じゅくじくん)」(Fjalë të formuara nga dy ose më shumë kanxhi që kanë lexime të veçanta) të cilat ndodhen tek shtojca.

psh.
友達(ともだち) Shok
果物(くだもの) Frut
眼鏡(めがね) syze

2) Disa kanxhi të cilat nuk ndodhen tek lista e Xhojo kanxhi janë përdorur për emra të njerëzve, vendeve dhe në fjalë të cilat kanë kuptime artistike, kulturore etj. në fusha të ndryshme:

psh.
大阪(おおさか) Oosaka
奈良(なら) Nara
歌舞伎(かぶき) Kabuki

3) Pë të bërë tekstin më të kuptueshëm, disa kanxhi janë shënuar në katakana ose hiragana ndonëse ato ndodhen tek lista e Xhojo kanxhi:

psh.
ある((る・(る) kam, jam
たぶん(多分(たぶん) mbase
きのう(昨日(きのう) dje

4) Numrat shprehen me anë të numrave arabikë:

psh.
() ora nëntë
(がつ)1日(ついたち) 1 Prill
(ひと) një

Ⅵ. Të ndryshme

1) Fjalë të cilat mund të hiqen nga fjalia pa prishur kuptimin janë shënuar me kllapa katrore.

psh.
(ちち)は 54[(さい)]です。 Babai im është 54 vjeç.

2) Fjalë ose shprehje sinonime janë shënuar me kllapa të rrumbullakta.

psh.
だれ(どなた) kush