Teksti i përkthimeve dhe shënimeve gramatikore përmban fjalë të reja për seclin mësim. Mësoni këto fjalë të reja duke u praktikuar dhe krijuar fjali të shkurtra me to.
2. Praktikoni format e fjalive
Sigurohuni që të mësoni kuptimin e secilës prej formave të fjalive dhe bëni ushtrimet A dhe B me zë deri sa forma të bëhet shprehi.
3. Praktikoni bashkëbisedimet
Praktikoni format e fjalive duke përdorur dialogjet e dhëna në ushtrimet C. Situatat tek këto bashkëbisedime janë të dobishme në jetën e përditshme dhe mënyra më e mirë për t’u mësuar me këto është që të përsëriten dialogjet që ndodhen tek CD-ja duke përdorur gjeste të fytyrës dhe të trupit.
4. Verifikoni sa keni kuptuar
Çdo mësim ka ushtrime në fund të tij të cilat mund të kryhen për të marrë vesh se sa e keni kuptuar mësimin.
5. Vendosni në zbatim çfarë keni mësuar
Mundohuni të flisni me japonez duke përdorur japonishten që sapo mësuat. Mënyra më e shpejtë për t’u përmirësuar është që të përdoren format e sapo mësuara përpara se të harrohen.
Rendi i mësimit | |
Mësoni fjalët
|
|
(1) Për secilën pikë mësimi
Ushtrimi A
▼ Ushtrimi B ▼ Ushtrimi C Forma fjalish, shembuj fjalish,
përsëritje dhe verifikim Bashkëbisedim
|
(2) Për secilën pikë mësimi
Ushtrimi A
▼ Ushtrimi B Forma fjalish, shembuj fjalish,
përsëritje dhe verifikim Ushtrimi C
▼ Bashkëbisedim |
Ushtrime
|
Studioni tekstin duke ndjekur rrugën (1) ose (2). Që të siguroheni që i keni mësuar të gjithë pikat kryesore të tekstit, ju lutemi të shikoni tabelën e pikave kryesore në fund të librit.